Biznesi online “lulëzon” në informalitet

schedule15:07 - 8 Dhjetor, 2021

schedule 15:07 - 8 Dhjetor, 2021

Nga Erblina Mile

Tregtia online është zhvilluar ndjeshëm gjatë dy viteve të fundit në Shqipëri. Për të rregulluar këtë sektor qeveria miratoi disa ndryshime ligjore që parashikojnë të  mbrojnë konsumatorin.

Por sipërmarrësit  në këtë fushë theksojnë se këto ndryshime nuk janë të mjaftueshme pasi tregu është i parregulluar dhe kërkon ndërhyrje të thella ligjore për të shmangur abuzimet.

Problem mbetet mënyra e pagesës. Pjesa më e madhe e subjekteve që operojnë online i shesin produktet e tyre me para në dorë. Në prag të festave të fundvitit blerjet online kanë pasur një rritje të ndjeshme.

Kulmi i blerje online nga shqiptarët ka qenë gjatë pandemisë Sipas të dhënave zyrtare rezulton se gjatë 2020,  1 në 5 shqiptarë ka  bërë një porosi për blerjen e një produkti online./ Abcnews.al