Një biznes i ri është krijuar nga një grua që sapo është bërë nënë. Julie Dennis ka vendosur të fijojë para duke i’u shitur qumësht gjiri grave që nuk mund të ushqejnë foshnjën e vet.
Deri më tani, ajo ka fituar 16 mijë euro që nga gushti i 2019, që kur foshnja e saj nuk ushqehej më me qumësht gjiri, raporton “DailyStar”.
32 vjeçarja filloi t’i bëjë marketing biznesit te saj në ‘Facebook’ dhe menjëherë një familje e kontaktoi. Sakaq, ajo ka caktuar çmimin prej 90 centë për çdo 200 ml. Julie thotë se pompon rreth 400 litra gjatë një muaji dhe e mban në frigorifer. l.k/abcnews.al