Biznesi: Të hiqet taksa 3% e sipërfaqes së ndërtimit

schedule19:11 - 22 Prill, 2021

schedule 19:11 - 22 Prill, 2021

Në prag të zgjedhjeve parlamentare  biznesi ka kërkuar rishikim të  taksës prej 3% të sipërfaqes së ndërtimit. Komuniteti i biznesit e konsideron këtë ligj si një taksë të paarsyehme. Ky ligj do të rrisë kostot për metër katror të çdo objekti të ri, pasi ai do të rëndojë në çmimin final që paguhet nga konsumatori.

Po ashtu  ndërtuesit  i bëjnë thirrje  Gjykatës Kushtetuese, e cila është duke e shqyrtuar këtë çështje, të shfuqizojë nenin detyrues të kësaj takse. Solidariteti për shtresat në nevojë duhet të mbështetet nga të gjithë tatim paguesit e Shqipërisë dhe jo vetëm nga një segment i caktuar i ekonomisë, siç është sektori i ndërtimit./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!