Biznesi i kërkon qeverisë që të marrë masa, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë të pezullohen detyrimet tatimore dhe kreditë

schedule18:02 - 12 Mars, 2020

schedule 18:02 - 12 Mars, 2020

Kompanitë shqiptare i kërkojnë ndihmë shtetit për të përballuar situatën e krijuar në vend nga Koronavirusi.Kreu i Dhomës së Tregtisë Nikolin Jaka deklaroi se qeveria duhet të veprojë dhe të pezulloj detyrimet tatimore për dy muaj,të pezulllojë kreditë dhe punonjësit e vetkarantinuar të paguhen sit ë sëmurë nga Sigurimet Shoqërore.

“Të gjithë ato që kanë qenë në shtetet e tjera të mosh shkojnë në punë dhe të qëndrojnë si të sëmurë në shtëpi, pa patu nevojë për të marrë rekomandim shëndetsor për gjendjen e tyre. Të paktën forndi i sigurimeve shoqërre të përballojë pagesën për këto persona për një periudhë 1 mujore. Duhet të shtyhet afati i pasqyrave financiare për 2019 pasi bëhet në fund të marsit. Pezullimi i pagesave fiskale për një periudhe 2 mujore për të parë dhe rezultatet se si do të shkojë situata. Pezullimi i kredive pa asnjë interes”, është shprehur Nikolin Jaka.

Kreu i dhomës së Tregtisë e mbështet  mbylljen e bareve dhe restoranteve por nga ana tjeër kërkon mbështetje financiare për këto subjekte

Paniku nga përhapja e COVID-19 ka bërë që shumë punonjës të braktisin vendin e punës duke e bërë të vështirë ofrimin e shërbimit.

“Nisur nga vendimi i Këshillit të ministrave që njerëzit të jenë në shpia kanë filluar dhe bizneset që janë në shërbim të qytetarëve kanë mbyllur vendet e punës”, tha Jaka.

Për shkak të përhapjes së COVID-19  në vend janë marë një sërë masash drastike të cilat penalizojnë punën e biznesve në vend./abcnews.al