Nga Erblina Mile
Bizneset amerikane që operojnë në Shqipëri kanë kërkuar zgjidhje për praktikat e prapambetura në Dogana. Presidenti i Dhomës Amerikane Enio Jaço në forumin e përvitshëm me Drejtorinë e Doganave bëri apel që për shkak të kufizimeve nga pandemia të krijohen lehtësi për tregtinë online. Ndërsa u ripërsërit kërkesa për heqjen e çmimeve të referencës.
Ndërkohë kryetarja e komitetit të taksave në Dhomën amerikane Alketa Uruçi kërkoi që të rishihen ligjet pasi disa procedura doganore janë absurde.
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Gent Gazheli deklaroi se sfidë për administratën doganore mbetet lehtësimi i procedurave për biznesin.
Dhoma Amerikane thekson se është e domosdoshme të gjenden zgjidhje për disa problematika që prej vitesh nuk ndryshojnë dhe vijojnë të krijojnë padrejtësi për biznesin./abcnews.al