Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bizneset më shumë besim të ekonomia/ BSH: Tregtia u rrit me 7.6% ndikuar nga ecuria e shitjeve

schedule15:20 - 1 Prill, 2026

schedule 15:20 - 1 Prill, 2026

Bizneset kanë vlerësime më optimiste për ecurinë e ekonomisë gjatë këtij viti edhe pse konflikti ne Lindjen e Mesme ka ngritur një sërë pikëpyetjesh.

Besimi në ekonomi ka shënuar rritje në muajin mars, pas dy muajve radhazi që vinte me rënie, por ky përmirësim është ndikuar vetëm nga një sektor.

Tregtia dhe shërbimet vijojnë të konsiderohen dy sektorët më me peshë në ecurinë ekonomike në vendit. Sipas Bankës së Shqipërisë treguesi i besimit në tregti u rrit me 7.6 për qind në mars. Kjo ecuri u ndikua si nga vlerësimet optimiste  të  bizneseve  për  ecurinë  aktuale  të  shitjeve  ashtu  edhe  nga pritjet e bizneseve për nivelin e punësimit në të ardhmen.



Kjo bëri që treguesi i besimit  në ekonomi për marsin të shënojë rritje me 0.6 % për marsin e  ndikuar direkt nga tregtia.

Ndërsa po afron sezoni turistik sektori i shërbimeve qëndron pothuajse në të njëjtin nivel duke pasur një luhatje të vogël me rreth 0.5% ecuria në këtë sektor u ndikua nga rënia e lehtë  e  vlerësimit  të  bizneseve  për  nivelin  e  kërkesës  dhe  ecurisë  aktuale  të  biznesit të tyre.

Pritjet e bizneseve për çmimet në të ardhmen janë rishikuar ndjeshëm për lart këtë muaj.

Ndryshe nga të gjithë muajt e tjerë përgjatë marsit sektori i ndërtimit ka vlerësime pesimiste për ecurinë e aktivitetit të tyre.

Treguesi  i  besimit  në  ndërtim u  ul  me  4  % në  mars ku ndikoi vlerësimi  i  bizneseve  për

aktivitetin  ndërtues  dhe  porositë  aktuale ndërsa rritjet për  çmimet  në  të  ardhmen  regjistruan rritje të theksuar këtë muaj.

Po ashtu  edhe sektori i industrisë ka pësuar ulje ndikuar nga  vlerësime më pak optimiste të bizneseve për prodhimin industrial si dhe për ecurinë e kontratave porositëse nga eksportet.

Edhe pritshmëritë e qytetarëve rezultuan më të ulëta krahasuar me disa muaj më parë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!