Biznesi i vogël dhe i mesëm i kërkon Qeverisë të shtyjë procesin e fiskalizimit. Sipërmarrësit sipas kryetarit të Shoqatës për Tiranën Shpëtim Agolli janë të papërgatitur për ta zbatuar në terren dhe në pamundësi për ta përballuar financiarisht.
“Për shkak se biznesi i vogël kaloi një krizë të madhe për shkak të pandemisë ne kemi kërkuar shtyrjen e kësaj reforme fiskale,” thotë ai.
Aktin normativ që shtyn penalitetet ndaj tatimpaguesve që nuk zbatojnë ligjin për në janar të vitit të ardhshëm Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm e konsideron gjysmak.
I domosdoshëm sipas bizneseve është rimbursimi i kostove që reforma fiskale gjeneron.
Rreth 34 mijë sipërmarrje sipas Tatimeve do të përfshihen në fazën e dytë të fiskalizimit për transaksinonet mes njëri-tjetrit pa para në dorë.
Më 1 shtator reforma pritet të shtrihet dhe për bizeneset që i kryejnë këto transaksione me konsumatorin.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë në total parashikon që procesi i fiskalizimit të përfshijë 100 mijë sipërmarrje. /abcnews.al