Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bizneset e vogla japin alarmin se po falimentojnë, Basha: Zgjidhje është ulja e taksave dhe rritja e fuqisë blerëse

schedule18:42 - 19 Qershor, 2020

schedule 18:42 - 19 Qershor, 2020

Edhe pse rastet me Covid-19 vijojnë të rriten, qytetarët ende janë duke reflektuar dëmin ekonomik të mbylljes dy mujore që vendi iu nënshtrua pas shfaqjes së rasteve të para në Shqipëri. Krydemokrati Lulzim Basha ishte në zonën e Astirit ku u takua me qytetarë dhe biznese të cilët folën për mungesë mbështetjeje dhe rënie të fuqisë blerëse pas rihapjes së bizneseve të tyre.

Për Bashën qeveria duhet të kishte ndërhyrë me heqjen e taksave dhe mbështetjen e biznesit.

“Gjëja e parë kryesore është të rrisim fuqinë blerëse. Që njerëzit të kenë lekë në xhepat e tyre kë këto kohë pandemie taksat duhet ti kishin çuar poshtë”, tha Basha.

Pas izolimit të vendit, biznesi i vogël ka ngritur vazhdimisht alarmin se është drejtë falimentit për shkak te mbylljes disa mujore dhe rënie të fuqisë blerëse.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!