Bitri tregon se kur mund të përdoret kanabisi mjekësor dhe efektet anësorë që jep te pacientët

schedule21:28 - 11 Prill, 2022

schedule 21:28 - 11 Prill, 2022

“A duhet legalizuar kanabisi?”, kjo ka qenë tema e emisionit “Log.” në Anc të gazetarit Endri Xhafo të hënë në mbrëmje.

Sonila Tivari Bitri, shefe e sektorit të Toksikologjisë në Spitali Amerikan, e ftuar në emisionin foli rreth mundësisë së përdorimit të kanabisit mjekësor, kur mund të merret dhe se çfarë efektesh mund të ketë.

Bitri tha se në kanabisi mjekësor merret në disa forma të cilat janë në formën e piluliave, në formën inhalatore dhe me anë të vajit. Mjekja theksoi se kanabisi mjekësor përdoret tek ata pacientë që janë me kimio në rastet kur medikamentet e tjera nuk japin më efekt.

Ndërkohë theksoi se një nga efektet anësore kryesore që jep përdorimi i kanabisit mjekësor mund të jetë varësia.

Pjesë nga biseda:

Bitri: Kanabisin mjekësor është një deduksion i pritshëm në fushën e mjekësisë, flasim që në vitin 1800. Arsyet pse u rifut në studimet mjekësore përdorimi i kanabinoideve? Ka dia forma të studiuara të kanabisit mjekësor, më i njohuri është sativeksi.

Xhafo: Si konsumohet kanabisi mjekësor?

Bitri: Merret në formën e piluliave, në formën inhalatore, me anë të vajit. Tymosja është e vetmja mënyrë e palegaluzuar në çdo vend të botës.

Xhafo: Ky ilaç ka marrë miratimin e FDA?

Bitri: Po e ka marrë. Në diagnozat ku përdoret është nauzia tek pacientët nën efekt kimioterapie, është për qetësimin e dhimbjeve. Në disa sëmundje të sferës psiqike është parë që të ketë efikasiteti. Në HIV-AIDS gjithashtu.

Xhafo: Përderisa kemi përdorim në 50 vende, përfshirë dhe SHBA, ku e kanë 38 shtete. A ka protokoll mjekësor? Kur një mjek vendos të kurojë pacientim me kanabis mjekësor?

Bitri: Në momentin që vendoset përdorimi i disa produkteve të reja, janë bërë disa studime paraprake. Që ne të marrim përdorimin e këtyre substancave ju referohemi evidencave. Ne si mjek jemi të lejuar t’i përdorim kur ne kemi zgjedhje të tjera.

Xhafo: Cilat janë efektet anësore?

Bitri: Ka forma të ndryshme të preparateve të licencuara në disa shtete. Efekti anësor kryesor do të ishte varësia, pasi ka efekjtet e THC-së. Janë kanabinoidë me efekte goxha të madhe.

Xhafo: A ekziston ky rrezik edhe me substancat të tjera, si përshembull morfina?

Bitri: Në 1800 është përdorur tek femrat në SHBA, për hir të varësisë që shkaktoi morfina u fut tek substancat që nuk duhet të përdoren për qëllime terepautike.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!