Në vijim të dëshmisë së tij në GJKKO, Erion Alibej ka rrëfyer ekzekutimin e Emiljano Ramazanit në Elbasan, ngjarje e ndodhur më 20 korrik 2020. Ai thotë se për lëvizjet e tij informonin Eljo Bitri dhe Xhuljan Hoxha.
“Kishim informacion që Ramazani shkonte në Palestër. Xhulian Hoxha dinte çdo levizje, njeriu më i brendshëm i tyre ishte Xhulian Hoxha. U organizuam për ta vrarë te palestra por nuk e vramë dot. Ditën e ekzekutimit ka qenë sërish te paletstra Ramazani dhe informator kishim Eljo Bitrin dhe Xhuljan Hoxhën.
Henrik Hoxha ishte në timon, Skerdi Tase ishte pasagjer, dhe e pritën në rrugë kryesore pranë pallatit ku kishte shtëpinë. Ka ardhur makina e Ramazanit, me një ford ngjyrë gri. Ka dalë Skerdi Tase dhe e ka qëlluar me një pistoletë TT që ia kisha siguaruar unë.
Pas ekzekutimit kanë djegur makinën ne dalje të Elbasanit dhe e kanë lënë pistoletën në një fshat afër shtëpisë së Sandër Bahos dhe kishim menduar që pistoletën ta linim te shtëpia e Bujar Çelës që të përplaseshin grupet me njëri-tjetrin. Enrik Hoxha gjithmonë kur merrte pjese në vrasje merte makina me qera, lëvizte me këto lloj makinash. Ramazanin e kam njohur më parë, kisha marrëdhenie me atë. Ramazani ishte shpërdares drogë në Elbasan dhe e njihnin të gjithë. Une e njihja si mik të Mikael Qoses, dhe kam pas marrëdhënie të afërt.”