Bitcoin në “pikiatë”, bie papritur vlera e kriptomonedhës

schedule17:39 - 7 Shtator, 2021

schedule 17:39 - 7 Shtator, 2021

Kriptomonedha Bitcoin ka pësuar rënie masive të vlerës në treg, një ditë pasi shteti i El Salvadorit vendosi ta njohë zyrtarisht si monedhë.

Çmimi ra të martën nga mbi 52,500 dollarë në nën 44,000 dollarë, sipas CoinMarketCap.

Pas rënies, ajo ka pasur një rritje lehtë, megjithatë deri më tani nuk ka shkuar më shumë se 46 mijë dollarë.

Rënie kanë pësuar edhe disa kriptomonedha të tjera të vlefshme, përfshirë Ethereum (eter), Cardano (ada) dhe Binance Coin. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!