Bitcoin 100 mijë dollarë? Analistët optimistë, presin kuadrin rregullator të tregut

schedule14:11 - 13 Nëntor, 2024

schedule 14:11 - 13 Nëntor, 2024

Fitorja e Trump i ka dhënë një shtysë të fortë tregut të kriptomonedhave. Që nga zgjedhjet presidenciale, çmimi i Bitcoin është rritur me 29% në javët e fundit, duke arritur nivelet më të larta të të gjitha kohërave.

Investitorët dhe mbështetësit e monedhave digjitale janë optimistë për ndryshimet rregullatore që mund të ndërmarrë Trump që sipas tyre mund t’i shtyjnë çmimet e Bitcoin edhe më të larta.

Politika miqësore e Trump ndaj kriptomonedhave, ka ngjallur diskutime se Bitcoin mund të arrijë nivele rekord në 100 000 dollarë por edhe përtej këtij kufiri në vitin 2025.

Mbështetja e premtuar për rregullimin e tregut të monedhave virtuale sipas analisteve, mund të zhbllokojë potencialin e madh dhe të rrisë më tej vlerën e kriptomonedhave.

Trump është zotuar ta bëjë Amerikën kryeqytetin e kriptomoendhave në botë dhe madje ka hedhur edhe idenë e krijimit të një rezervë kombëtare në Bitcoin.

Ndryshimet thonë analistët mund të rrisin qartësinë e tregut duke i dhënë Bitcoin veçanërisht më shumë besueshmëri si një mjet investimi.

Sipas tyre, cikli i rritjes së Bitcoin është duke u zhvilluar më tej dhe deri në fund të këtij viti ata janë optimistë se kriptomonedha mund të zgjerohet dhe të prekë një nivel të qëndrueshëm pranë 90 mijë dollarë.