Bislimi për draftin e Ramës: Nuk janë bisedime shqiptaro -serbe, Kosova autoriteti i vetëm për negociata

schedule08:29 - 10 Qershor, 2023

schedule 08:29 - 10 Qershor, 2023

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi kan komentuar propozimin e kryeministrit Edi Rama për statutin e Asociacionit, të cilin e ka dërguar në Francë e Gjermani.

Në lidhje me propozimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, kryeministri Edi Rama, Bislimi ka deklaruar se këto nuk janë negociata mes shqiptarëve dhe serbëve dhe se vetëm Kosova mund të negociojë.

Diskutimet apo negociatat janë mes Kosovës dhe Serbisë drejt normalizimit të marrëdhënieve. Këto negociata janë mes kosovarëve dhe serbëve. Nëse përfaqësuesit e Republikës së Kosovës kanë nevojë për përkrahjen nga miq dhe ndërkombëtarë…në këtë pikë ne nuk kërkuam që dikush të na ndihmojë për draft statutin. Për këtë arsye, nga përspektiva ligjore ky propozim ka zero relevancë,”  ka deklaruar ai.

Ndërkohë që  Akademia Serbe e Shkencave dhe e Arteve pretendon se nuk e ka krijuar të ashtuquajturin non-paper në të cilin formimi i komunitetit të komunave serbe në Kosovë është i lidhur me të ashtuquajturën “Botë serbe”,  dokumentin e ka publikuar dje zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Ai ka thënë se non-paper-i i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve zbulon se komuniteti i komunave serbe nuk ka për qëllim integrimin e serbëve vendas në Kosovë, por ta bëjë Kosovën jofunksionale dhe në këtë mënyrë të përgatisë rrugën për ndarje të Kosovës.

Ndërsa, lidhur me raportimet për vendosjen e sanksioneve ndaj Kurtit dhe pezullimin e mundshëm të vendimit për heqjen e regjimit pa viza për qytetarët e Kosovës, Bislimi ka deklaruar se qarkullojnë shumë “informata të rreme për masa të mundshme” ndaj Kosovës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!