Trajneri i Interit, Antonio Conte, u shfaq para pak minutash në konferencën e zakonshme për shtyp një ditë para duelit me Shakhtar Donetsk. Sfida e nesërme është për “jetë a vdekje” për ziklatrit dhe italiani beson te fitorja. Ai nuk i trembet një marrëveshje mes Real Madrid dhe Borussia M’Gladbah dhe shprehet se të gjithë do të luajnë shanset e veta.
“BISKOTA” NGA MADRIDI – “Ne ishim të vdekur një javë më parë dhe tani po shikojmë një dritë në fund të tunelit. Duhet të mendojmë për të fituar sfidën tonë. Nuk jam aspak i shqetësuar se çfarë do të ndodhë në Madrid. Le të mos flasim për biseda në bare sepse është dëshpëruese të dëgjojmë të tilla gjëra. Të gjithë do të luajnë lojën e tyre”.
SHAKHATARI – “Kemi filluar një rrugë dhe po përpiqemi të përmirësohemi. Kemi hapësirë për ta bërë këtë. E njohim Shakhtarin dhe ata janë një ekip me elementë të shkëlqyer. Nuk është e lehtë të luash kundra tyre. Secila ndeshje ka një histori më vete dhe nesër ne do të duam të bëjmë mirë. Nuk kemi asnjë rrugë tjetër, kemi vetëm një rezultat”.
VIDAL – “Arturo nuk është i disponueshëm. Ne fituam edhe pa të dhe do të luajmë me sigurinë që kemi një ekip të shkëlqyer. Do të kompensojmë mungesat. Vështirësitë duhet të na bëjnë më të fortë. Trajnimi i sotshëm është shumë i rëndësishëm për të bërë vlerësimet përfundimtare për duelin e nesërm”, përfundon Conte./ abcnews.al