Bisedimet trepalëshe mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ukrainës dhe Rusisë, të mbajtura sot në Abu Dhabi, janë mbyllur për ditën e sotme dhe do të vazhdojnë nesër.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se takimi i sotëm ka qenë “produktiv”, duke shtuar se diskutimet do të vijojnë edhe ditën e nesërme.
Ndërkohë, edhe agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS ka raportuar se palët janë dakorduar që bisedimet të rifillojnë nesër. / abcnews.al /


