Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bisedimet SHBA-Iran për fundin e luftës/ Teherani: Nuk ka bisedime pa zhbllokim asetesh, Shtëpia e Bardhë: Nuk hiqen sanksionet

schedule15:34 - 11 Prill, 2026

schedule 15:34 - 11 Prill, 2026

Islamabadi, kryeqyteti i Pakistanit, është bërë këtë të shtunë qendra e diplomacisë mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për arritjen e një marrëveshjeje paqeje që synon t’i japë fund luftës 6-javore mes dy vendeve. Teherani vijon të kërcënojë me minim të bisedimeve, duke kërkuar zbatimin e kushteve kyçe që përfshijnë ndalje të sulmeve izraelite mbi Iran dhe zhvllokimin e aseteve të tyre të ngrira.

Pavarësisht raportimeve të një sërë mediash ndërkombëtare se Shtetet e Bashkuara kishin zhbllokuar disa asete të Teheranit, këto raporte u mohuan nga Shtëpia e Bardhë. Delegacioni amerikan, i kryesuar nga nënpresidenti JD Vance dhe që përfshin të dërguarin special të presidentit Donald Trump, Steve Witkoff, si dhe dhëndrin e tij Jared Kushner, mbërriti në Islamabad me dy avionë të Forcave Ajrore amerikane. Ata u pritën nga shefi i ushtrisë pakistaneze dhe ministri i Jashtëm Ishaq Dar.

Ndërkohë, delegacioni iranian, i drejtuar nga kryetari i parlamentit Mohammad Baqer Galibaf dhe ministri i Jashtëm Abbas Araqchi, kishte mbërritur që një ditë më parë. Këto pritet të jenë bisedimet më të nivelit të lartë mes SHBA-së dhe Iranit që nga Revolucioni Islamik i Iranit. Mediat ndërkombëtare raportojnë se bisedimet mes palëve do të zhvillohen në tri faza sipas modelit 2+1. E para përfshin takime të ndara të dy delegacioneve me udhëheqjen e Pakistanit, vend i cili ka marrë rolin e ndërmjetësit.



Faza e dytë përfshin negociata indirekte mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, me të dyja palët që qëndrojnë në dhoma të ndryshme dhe shkëmbejnë qëndrimet e tyre përmes ndërmjetësve. Faza e tretë, e njohur si faza 1+1, e cila ka shumë pak gjasa të ndodhë, do të aktivizohet vetëm nëse do të ketë një përparim të konsiderueshëm, duke vendosur negociatorët e Shteteve të Bashkuara dhe Iranit përballë njëri-tjetrit. Nëse zhvillohen takime direkte, ato do të jenë të parat që nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, e cila u anulua nga Trump në vitin 2018 gjatë mandatit të tij të parë.

Burime brenda bisedimeve kanë bërë të ditur se Pakistani do t’i paraqesë Teheranit përgjigjen fillestare të SHBA-së ndaj kërkesave të tij. Vetëm nëse kjo përgjigje pranohet, do të mund të hapet rruga për negociata të drejtpërdrejta.

Irani, i cili shtoi si kërkesë të re zhbllokimin e aseteve të ngrira, ka deklaruar më herët se negociatat nuk mund të nisin nëse Izraeli nuk ndalon sulmet ndaj Hezbollah në Liban. Si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe Izraeli e kanë bërë të qartë se Libani nuk ishte pjesë e marrëveshjes së armëpushimit.

Një armëpushim dyjavor i shpallur nga Trump këtë javë ka ndalur sulmet ajrore amerikane dhe izraelite ndaj Iranit, por nuk ka zgjidhur çështje kyçe si bllokada iraniane e Ngushticës së Hormuzit, e cila ka shkaktuar tronditjen më të madhe ndonjëherë në furnizimin global me energji.

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!