Barcelona po pret, ndërsa Arsenali nuk preferon të rrezikojë: Situata me kontratën e Aubameyang, ka zhvillime të reja. Flitet se ka pasur një takim mes drejtuesve të klubit londinez dhe përfaqësuesve të lojtarit.
Mediet britanike raportojnë se ka pasur bisedime të suksesshme mes drejtuesve të Arsenalit dhe agjentëve të Aubamyeang, si dhe lojtari vetë ka dëshirë për të qëndruar te “Topçinjtë”.
Megjithatë, sulmuesi po pret fundin e sezonit, pasi në rast se Arsenali nuk arrin kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm, do të mendojë largimin. Kontrata aktuale e Aubameyang me Arsenalit, skadon në qershor të vitit 2021./abcnews.al

