Pas fitimit të çmimit futbollisti më i mirë i sezonit 2019/2020 në Serie A, Paulo Dybala do të rinovojë kontratën me Juventusin. Drejtuesit e klubit dhe agjenti i argjentinasit po bisedojnë prej kohësh dhe marrëveshja zyrtare është shumë afër.
TMW raporton se palët kanë hedhur hapa të rëndësishëm përpara dhe akordi është çështje kohe. Kontrata e re do të zgjasë deri në verën e vitit 2025, teksa lojtarin e pret edhe një rritje rroge.
Ai përfiton aktualisht 7.3 milion euro në sezon, shumë që pritet të shkojë në 11-12 milionë, që do e kthente 26-vjeçarin në lojtarin e dytë më të paguar te bardhezinjtë pas Cristiano Ronaldos, i cili kryeson me 31 milion euro në sezon.
Juventusi e cilëson shumë të rëndësishëm Dybala dhe firma në kontratën e re do të vijë pas ndeshjes kundër Lyon në Champions League. Fantazisti është i dëmtuar dhe po punon fort për të qenë i gatshëm për sfidën e së premtes në mbrëmje (21:00). /abcnews.al