Bisedimet me Rusinë, Ukraina kërkon ndihmën e Abramovich

schedule14:19 - 28 Shkurt, 2022

schedule 14:19 - 28 Shkurt, 2022

Roman Abramovich është kthyer në orët e fundit në një negociator të mundshëm mes Rusisë dhe Ukrainës.

BBC shkruan se zëdhënësi i miliarderit rus tha se Abramovich u kontaktua nga zyrtarët ukrainas për të ndërmjetësuar bisedimet mes palëve.

55-vjeçari është një nga njerëzit më të pasur të Rusisë dhe besohet se është i afërt me presidentin rus Putin.

Pak ditë më parë Abramovich ka dorëzuar administrimin e klubit të futbollit te administruesit e fondacionit të tij bamirës.

Abramovich është ende pronar i klubit, por administratorët e Fondacionit John Devine, Emma Hayes, Piara Poëar, Paul Ramos dhe Sir Hugh Robertson do të drejtojnë klubin së bashku me Granovskaia në mungesë të biznesmenit rus. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!