Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Bisedimet mbi rinovimin vazhdojnë, Inter pritet të vazhdojë bashkëpunimin me Simone Inzaghi

schedule19:16 - 6 Qershor, 2024

schedule 19:16 - 6 Qershor, 2024

Pas rinovimeve të Lautaro Martinez e Nicolo Barella, tashmë bordi i “Zikaltërve” të Inter është fokusuar te “rifreskimi” i kontratës së teknikut, Simone Inzaghi, me menaxheri e këtij të fundit, Tullio Tinti, i cili takoi sot drejtuesit e kampionëve të Italisë për të diskutuar kushtet e marrëveshjes.

“Zikaltërit” janë shumë të kënaqur me punën e teknikut, i cili ka edhe 1 vit kontratë dhe së shpejti pritet të zyrtarizohet zgjatja e bashkëpunimit mes palëve, teksa në lidhje me takimin e zhvilluar disa detaje më shumë për mediat i zbuloi edhe vetë Tinti, i cili u shpreh se bisedimet vazhdojnë.

“Nuk e di nëse Simone do të qëndrojë, por po flasim në lidhje me rinovimin. Për mendimin tim, ai do të mbetet tek Inter deri ne 2037. Jemi ende në hapat e parë, por ekziston vullneti i mirë nga të dy palët. Takimi ishte pozitiv, por nuk po nxitohemi. Duke marrë parasysh edhe faktin e ndryshimit të pronësisë së Inter, nuk duhet harruar një gjë e tillë”,- deklaroi Tinti.



Ndërkaq, kujtojmë se sezoni, që sapo lamë pas ishte i treti për Simone Inzaghi, në krye të “Ziklatërve” të Inter, teksa deri me tani tekniku emiljan ka arritur të sigurojë një titull kampion të Serie A, 2 Kupa të Italisë, 3 Superkupa të Italisë, si dhe arriti në finalen e madhe, të UEFA Champions League, gjatë sezonit 2022-2023. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!