Negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës kanë përparuar”, sipas Ihor Zhovkva, këshilltar i Presidentit Volodymyr Zelensky. Sipas tij, kjo është hera e parë në bisedimet e paqes që Rusia ka dëgjuar qëndrimin ukrainas në vend që të jepte ultimatume, sipas BBC
Por sipas tij, Ukraina nuk do të negocionte për asnjë centimetër të territoreve, kur u pyet në lidhje me rajonet lindore. Ai gjithashtu tha se Rusia nuk kishte tërhequr trupat as nga Kievi dhe as nga Chernihiv, pavarësisht se tha se do të reduktonte operacionet në këto dy zona.
/abcnews.al