Biseda me Scholz, Putin konfirmon një raund të tretë bisedimesh me ukrainasit

schedule16:22 - 4 Mars, 2022

schedule 16:22 - 4 Mars, 2022

Rusia dhe Ukrainë këtë fundjavë do të zhvillojnë një raund të trerë bisedimesh. CNN konfirmon se gjatë bisedës telefonike mes kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit rus, Vladimir Putin, ky i fundit ka konirmuar se gjatë kësaj fundjave do të ketë një tjetër tryezë bisedimesh mes palëve.

Raundi i dytë i bisedimeve të mbajtur të enjten nuk dha asnjë rezultat që i nevojitej Ukrainës, tha një negociator ukrainas pas përfundimit të bisedimeve. Megjithatë, gjatë atij raundi të bisedimeve u ra dakord për koridoret humanitare për civilët.

“Fatkeqësisht, rezultatet që i duhen Ukrainës nuk janë arritur ende. Ekziston një zgjidhje vetëm për organizimin e korridoreve humanitare,” tha zyrtari i lartë ukrainas Mykhailo Podolyak në një postim në Twitter. /Abcnews.al