Në rrugën e tyre për në shtëpi astronautët Artemis II u bënë një telefonatë miqve të tyre në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor.
Kjo ishte lidhja e parë radio midis kapsulës Orion dhe stacionit hapësinor, të cilën astronautët mezi e kishin pritur siç tha edhe kapiteni Reid Wiseman.
Për Christina Koch në Artemis II dhe Jessica Meir në bordin e stacionit hapësinor, kjo shënoi një ribashkim të gëzueshëm në hapësirë, pavarësisht se ishin 370,000 kilometra larg njëra-tjetrës. Në vitin 2019 ato u bashkuan për ecjen e parë hapësinore vetëm me gra, jashtë laboratorit në orbitë.
Kontrolli i Misionit në Hjuston organizoi bisedën kozmike midis katër udhëtarëve hënorë dhe tre banorëve të stacionit hapësinor të NASA.
Të tre astronautët amerikanë të Artemis kishin shërbyer më parë në stacionin ndërkombëtar hapësinor, gjë që i kishte përgatitur ata për udhëtimin e tyre historik hënor. Ndërsa për kanadezin Jeremy Hansen ky ishte udhëtimi i parë në hapësirë.
Specialistja e misionit Koch përshkroi se ishte mahnitur jo vetëm nga bukuria e Tokës, por edhe nga sa errësirë kishte përreth saj.
Ekuipazhi i Artemis II synon një ulje të premten në brigjet e San Diegos për të përfunduar fluturimin provë gati 10-ditor.


