Birminghami kërkon ndihmë urgjente nga qeveria, qyteti i dytë më i madhi në vend shpall gjendjen e “falimentimit”

schedule15:35 - 5 Shtator, 2023

schedule 15:35 - 5 Shtator, 2023

Qyteti i Birmingham, i dyti më i madhi në Mbretërinë e Bashkuar, ka shpallur falimentimin dhe njoftoi se po pezullon të gjitha shpenzimet për shërbimet bazë.

Birminghami, është komuna më e madhe në Evropë për nga popullsia, me gati 1.15 milionë banorë.

Pamundësia për të plotësuar nevojat financiare të bashkisë vjen si pasojë e detyrimeve prej 760 milionë paund që mbeten të pashlyera ndaj punonjësve kryesisht femra.

174 punonjës kishin fituar në vitin 2012 një mosmarrëveshje ligjore me këshillin bashkiak për të cilin u ankuan për diskriminim ndaj tyre për sa i përket shpërblimit.

Në veçanti, Gjykata e Lartë kishte pranuar ankesën se komuna e Birminghamit nuk u paguante paga punonjësve që plotësonin pozitat e asistentëve të mësimdhënies, pastruesve dhe profesioneve të tjera të dominuara nga gratë, ndërsa u jepte shpërblime profesioneve tradicionalisht të dominuara nga meshkujt.

Këshilli tashmë ka paguar në mënyrë retroaktive pothuajse 1.1 miliardë paund, por nuk është në gjendje të plotësojë shumën e mbetur të papaguar.

Bashkia nuk mund të balancojë më buxhetin e saj, siç e kërkon ligji, pa ndihmën e qeverisë. Kryetari i bashkisë John Cotton, një udhëheqës i Laburistëve, shpjegoi në një deklaratë të transmetuar nga mediat lokale se ai kishte ndërmarrë këtë “hap të domosdoshëm” që të ketë një konsolidim.

Ai ia atribuoi situatën disa shpenzimeve të jashtëzakonshme, si dënimi i këshillit për shkelje të ligjit të punës, por edhe reduktimit të financimit gjatë 13 viteve të fundit nga qeveritë e njëpasnjëshme konservatore dhe krizës së kostos së jetesës.

Me rritjen e shpenzimeve sociale dhe inflacionin duke rritur kostot, bashkitë si Birmingham po përballen me “sfida financiare”.

Kryebashkiaku citoi një vlerësim të Federatës së Autoriteteve Komunale Britanike Sigoma, sipas të cilit 26 bashki mund të shpallin falimentimin brenda dy viteve të ardhshme.

Buxheti i këshillave të Mbretërisë së Bashkuar varet nga arkëtimet nga taksat e këshillit të vendosura për banorët dhe bizneset, por edhe nga një grant qeveritar i cili është reduktuar ndjeshëm për shkak të politikave shtrënguese të viteve 2010.

“Sistemi i financimit nuk po funksionon. Këshillat kanë bërë mrekulli për 13 vjet, por nuk ka më para,” paralajmëroi presidenti i Sigoma, Stephen Houghton dhe i bëri thirrje qeverisë të ndihmojë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!