Pacientët e parë janë injektuar me një vaksinë eksperimentale për kancerin të prodhuar nga kompania farmaceutike BioNTech. Kjo është faza e dytë e një studimi të ri klinik.
Sipas të gjitha provave deri më tani vaksina ka rezultuar e sigurt për t’u testuar tek njerëzit dhe BioNTech nuk po humb kohë për të kaluar në fazën tjetër të zhvillimit. Kompania do ta përdorë atë së bashku me një medikament të quajtur Libtayo dhe do ta testojë në pacientët ekzistues me kancer të lëkurës.
Nëse rezultatet janë pozitive, kjo do të nënkuptojë se disa njerëz për të cilët është menduar se janë të sëmurë terminalë mund të kenë ende një shans me këtë trajtim. Si në rastin e vaksinës për koronavirusin, edhe në këtë produkt po përdoret teknologjia e m-RNA, që vë në lëvizje sistemin imunitar për të luftuar kancerin. s.b/abcnews.al/