Bino për vaksinën kineze kundër Covid: 86% efektive në parandalimin e vdekjeve

schedule11:52 - 22 Maj, 2021

schedule 11:52 - 22 Maj, 2021

Shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino ka bërë me dije fakte të reja për efikasitetin e vaksinës kineze.

Bino i është referuar një studimi të përditësuar më 17 maj në Kili për Coronavac, në të cilën thuhet se kjo vaksinë është 90,3% efektive në parandalimin e shtrimeve në kujdesin intensiv dhe 86% efektive në parandalimin e vdekjeve.

Postimi i Silva Binos:

-Nga studimi i përditësuar në datën 17 Maj në Kili për Coronavac; 

-65,3% efektive ne parandalimin e COVID -19 simptomatik,

-87% efektive ne parandalimin  e shtrimeve në spital,

-90,3% efektive në parandalimin e shtrimeve në kujdesin intensive,

-86% efektive në parandalimin e vdekjeve

   /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!