Bino: Jo vetëm mësuesit, me Astrazeneca do të vaksinohen të gjitha moshat në Shqipëri

schedule11:56 - 11 Mars, 2021

schedule 11:56 - 11 Mars, 2021

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP Silva Bino ka theksuar se me vaksinën e AstraZenecas do të vaksinohen të gjitha grupmoshat në vendin tonë.

Bino ndër të tjera ka theksuar se studimet dhe provat e zhvilluara në Britani kanë treguar se vaksina është e përdorshme te të gjitha grupmoshat dhe jo vetëm për personat nën 65 vjeç.

LEXO EDHE: Koronavirusi prek më shumë gratë, por vdekshmëria është më e lartë tek burrat në Shqipëri

“Vaksina do të përdoret në të gjitha grupmoshat siç përdoret Pfizer, kjo është kthyer edhe nga ato vendet që morën një vendim që të mos vaksinonin persona mbi 65 vjeç për shkak të dhënave të pakta që kishte në dokument. Të dhënat e sotme të publikuara nga Mbretëria e Bashkuar që e ka përdorur këtë vaksinë në të gjitha grupmoshat, tregojnë që ajo është efektive, e sigurt edhe mbi 65 vjeç dhe kjo ka qenë arsyeja që Komitete teknike i kanë tërhequr vendimet e marra”, tha Bino.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!