Bindja e Giggs: Mund të luajë deri 40 vjeç, CR7 profesionisti më i mirë

schedule11:36 - 10 Shtator, 2020

schedule 11:36 - 10 Shtator, 2020

Ryan Giggs ka luajtur e fituar trofe me Cristiano Ronaldon te Manchester United, ish-shokun e skuadrës e vlerëson shumë dhe është i bindur që ylli i Juventusit do të luajë në nivele të larta deri në moshën 40-vjeçare.

Në një prononcim për PA, trajneri i Uellsit analizon 35-vjeçarin portugez, e cilëson si profesionistin më të mirë me të cilin ka luajtur dhe tregon momentin kur CR7 u kthye në një futbollist dhe goleador madhështor.

Duhet të jetë në klubin e duhur për të luajtur deri në atë moshë. Unë isha pjesë e një klubi të nivelit të lartë dhe ia dola të luaja deri 40 vjeç. Cristiano kujdeset shumë për veten e tij, ushqehet mirë, pushon mirë dhe jeton vetëm për të luajtur futboll.

Ai është profesionisti më i mirë me të cilin kam luajtur. E kam ndjekur me kujdes prej fillimit të karrierës. Ishte një talent brilant dhe lojtar që të krijonte entuziazëm, por të jem i sinqertë, nuk e kisha menduar se do të shënonte kaq shumë gola.

Cristiano i studion ndeshjet dhe ashtu si unë, kërkonte përherë më shumë nga vetja. Atë e sheh gjithmonë në palestër, e ka të fiksuar dhe të qartë në mendje se sa i mirë është. Në një sezon shënoi 40 gola me United, ka qenë e jashtëzakonshme ajo që ka bërë më pas“, përfundon Giggs. /abcnews.al