Bindin Mitaj dhe Ramadani/ Mbrojtësi shkëlqen në një pozicion tjetër në Arabi, mesfushori ndër më të mirët në Lecce-Verona

schedule17:36 - 30 Tetor, 2024

schedule 17:36 - 30 Tetor, 2024

E rëndësishme është që po luajnë, dhe po e bëjnë mirë.

Dy nga lojtarët e kombëtares shqiptare ishin në terren së fundmi, Mario Mitaj dhe Ylber Ramadani, duke dalë nga fusha me fitore.

Mitaj këtë herë u vendos në një pozicion jo plotësisht natyral për të.

Ai ishte mbrojtës qendre në sfidën Al Itihad-Al Xhandal, ndërsa zakonisht luan në krah të majtë.

Gjithsesi, shqiptari nuk zhgënjeu, padyshim I ndihmuar edhe nga fakti se ekipi tij, Al Itihad, ishte më I fortë sesa miqtë.

Al Itihad fitoi 2-0 ndaj rivalit në ndeshjen e Kupës së Mbretit në Arabinë Saudite, me gola të shënuar nga Al Bishi që në minutën e 4-ët dhe Alobud në fund të pjesës së parë.

Mitaj bëri mjaft ndërhyrje duke u paraqitur mjaft mirë, e duke qenë një garanci edhe në pozicionin e ri, në krah të brazilianit Fabinjo.

Ramadani gjithashtu ishte titullar, ndonëse në pozicionin e tij të zakonshëm, mesfushor në rol mbrojtës.

Leçe fitoi 1-0 ndaj Veronës në Serinë A, me gol të shënuar nga lojtari më I mirë në fushë, sulmuesi Patrik Dorgu në minutën e 51-të.

Ramadani fitoi të gjithë duelet me top në tokë, dhe shërbeu dy pasime kyçe, duke pasur jo pak, por 61 prekje të topit, ndonëse sferën e humbi plot 8 herë.

Ai mori notën 7.4 duke qenë një nga tre lojtarët më të mirë të puljezëve, që vazhdojnë të jenë në zonën e rrezikshme që të zbret nga kategoria në Serinë A. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!