Bindin mbrojtësit “kuqezinj”/ Kumbulla dhe Ismajli, titullarë e në fushë për 90 minuta

schedule14:16 - 15 Shtator, 2024

schedule 14:16 - 15 Shtator, 2024

Janë mbrojtës e nuk bien në sy sa sulmuesit, gjithsesi kjo nuk do të thotë se nuk kanë kontribut, përkundrazi, dhe kështu ndodhi me dy lojtarë “kuqezinj” këtë fundjavë.

Marash Kumbulla dhe Ardian Ismajli ishin sërish shtylla të ekipeve të tyre, të përzgjedhur si titullarë, duke luajtur deri në fund, e duke marrë rezultate pozitive.

Kumbulla ishte nga minuta e parë për spanjollët e Espanyol në La Liga, në një ndeshje të ashpër ndaj rivalit Alaves. Përballja ishte e fortë dhe fitorja u arrit vetëm në fund, ndërsa Kumbulla edhe u paraqit mirë, edhe bëri ndonjë gabim, si në rastin e njërit prej golave të miqve.

Gjithsesi, 24-vjeçari nuk e humbi besimin tek vetja, dhe madje në fund ishte mbrojtësi më I mirë i “Bardhebluve”, teksa u dallua në dyluftime, duke mos hapur rrugë, e duke qenë një siguri për “Katalanasit”.

Detyrë edhe më e vështirë për Ardian Ismajlin në Serinë A italiane.

Ai ishte sërish zgjedhje e parë e trajnerit të Empoli, D’Averssa, dhe nuk zhgënjeu, edhe pse pati punë me sulmuesin kryesor të Juventus, Dusan Vlahovic.

Mbrojtësi i Kombëtares bëri detyrën, dhe në fund ishte lojtari më i mirë i skuadrës toskane, si dhe i dyti më i mirë në fushë, i lënë prapa vetëm nga “ylli” i ri i Juventus, Federico Gatti.

Megjithatë në fund, Ismajli dhe Empoli morën një rezultat pozitiv, pasi e ndalën “Zonjën e Vjetër” në barazim 0-0. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!