Bima enset mund të jetë një superushqim i ri dhe një shpëtimtar përballë ndryshimeve klimatike

schedule01:36 - 28 Janar, 2022

schedule 01:36 - 28 Janar, 2022

Shkencëtarët thonë se bima enset që është një bimë që përdoret shumë në Etiopi, mund të jetë një superushqim i ri dhe një shpëtimtar përballë ndryshimeve klimatike. Sipas një studimi të ri, kultura e ngjashme me bananen ka potencialin të ushqejë më shumë se 100 milionë njerëz në një botë që po ngrohet. Bima është pothuajse e panjohur jashtë Etiopisë, ku përdoret për të bërë qull dhe bukë.

Hulumtimet sugjerojnë se kultura mund të rritet në një gamë shumë më të madhe në Afrikë. “Kjo është një kulturë që mund të luajë një rol vërtet të rëndësishëm në adresimin e sigurisë ushqimore dhe zhvillimit të qëndrueshëm,” tha doktor Wendavek Abebe nga Universiteti Hawassa. Enset ose “bananja e rreme” është një i afërm i bananes, por konsumohet vetëm në një pjesë të Etiopisë raporton gazetarja Helen Briggs e “BBC-së”.

Fruti i ngjashëm me bananen është i pangrënshëm, por kërcellet dhe rrënjët me niseshte mund të fermentohen dhe përdoren për të bërë qull dhe bukë. Duke përdorur anketat bujqësore dhe punën e modelimit, shkencëtarët parashikuan gamën e mundshme të ensetit gjatë katër dekadave të ardhshme. Ata zbuluan se kultura mund të ushqejë potencialisht më shumë se 100 milionë njerëz dhe të rrisë sigurinë ushqimore në Etiopi dhe vende të tjera afrikane, duke përfshirë Kenian, Ugandën dhe Ruandën.

Studiuesi i studimit profesor James Borrell i Kopshtit Botanik Mbretëror Kew  tha për bimën se “ka disa tipare vërtet të pazakonta që e bëjnë atë absolutisht unike si kulturë,”. Ai tha gjithashtu që “e mbillni në çdo kohë, e korrni në çdo kohë dhe është shumëvjeçare, prandaj e quajnë pemë kundër urisë”. Etiopia është një qendër kryesore e zbutjes së të korrave në Afrikë, shtëpia e kafesë dhe shumë kulturave të tjera.

Ndryshimet klimatike parashikohet të ndikojnë seriozisht në rendimentet dhe shpërndarjen e kulturave ushqimore bazë në të gjithë Afrikën dhe më gjerë. Ka një interes në rritje për të kërkuar bimë të reja për të ushqyer botën, duke pasur parasysh mbështetjen tonë në disa kultura kryesore. Pothuajse gjysma e të gjitha kalorive që hamë vijnë nga tre lloje orizi, gruri dhe misri.

“Ne duhet të diversifikojmë bimët që përdorim globalisht si specie, sepse të gjitha vezët tona janë në një shportë shumë të vogël për momentin,” tha shkencëtari Borrell. / abcnews.al