Billie Eilish, stërvitja e re koreografike e trupit, pa pajisje

schedule15:59 - 20 Shtator, 2020

schedule 15:59 - 20 Shtator, 2020

Ndoshta nuk e kishit menduar, por një kanal YouTube me muzikë mund të jetë përgjigjja më e mirë për largimin e monotonisë nëpërmjet stërvitjes.

MadFit është kanali më në trend drejtuar nga Maddie Lymburner, i cili çdo stërvitje e ka të bazuar në ritmin e publikimeve më të reja të muzikës dhe përqendrohet në formësimin e një zone specifike të trupit.

Këto ushtrime super të shpejta, të cilat mund të praktikohen në dhomë janë një mënyrë e shkëlqyeshme për një stërvitje të vogël në ditën tuaj të mbingarkuar me punë.

MadFit del edhe me stërvitje të reja rregullisht me muzikën më të fundit, kështu që vështirë se do të mërziteni me stërvitje të vjetër.

Në videon më poshtë, keni disa ushtrime nën tingujt e melodisë Billie Eilish:

l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!