Bill Gates u detyrua të largohej nga Microsoft për shkak të lidhjes me nëpunësen e tij

schedule15:36 - 17 Maj, 2021

schedule 15:36 - 17 Maj, 2021

Anëtarët e këshillit administrativ të Mikcrosoft kërkuan dorëheqjen e themeluesit të kompanisë Bill Gate, një vit më parë, pas konfirmimit për një lidhje jashtë martesore – e cilësuar si e papërshtatshme – me një nënpunëse.

Ngjarja u zbulua në 2019-ën, kur gruaja i shkruaji një letër drejtuesve duke i thënë se lidhja mes të dyve zgjaste prej vitesh.

Kompania iu përgjigj letrës duke nisur një hetim të brendshëm, në fund të të cilit disa anëtarë të këshillit kërkuan dorëheqjen e themeluesit, i cili u largua përfundimisht në vitin 2020 para përfundimit të hetimeve. Sipas të dhënave marrëdhënia mes Gate dhe nëpunëses së tij kishte nisur që në vitin 2000.

Zëdhënësja e Gates pranoi se mes tyre kishte një marrëdhënie që zgjati disa vite e që përfundoi në mënyrë miqësore, por mohoi se largimi i Gate nga kompania ndodhi për shkak të kësaj ngjarjeje. Gates prej vitesh deklaronte se do të largohej për t’iu dedikuar më shumë filantropisë.

Themeluesi i Microsoft konfirmoi divorcin nga bashkëshortja e tij Melinda që në fillim të këtij muaji. Sipas mediave amerikane, ish bashkëshortja e tij kishte kërkuar divorcin dy vite më parë për shkak të marëdhënieve personale të bashkëshortit të saj me miliarderin Jeffery Epstein, i akuzuar për abuzime seksuale dhe pedofili, i cili vdiq në burg në pritje të procesit gjyqësor në vitin 2019./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!