Jahti më luksoz në botë është 112 metra i gjatë, i projektuar nga ‘Architecture and Design Holland Sinot Yacht’.
Ai mundësohet nga një sistem që përdor hidrogjen të lëngshëm, të depozituar në dy rezervuarë të mbyllur prej 28 tonë secila. Ka pesë kuverta që ofrojnë hapësirë për 14 mysafirë dhe 31 anëtarë të ekuipazhit, një palestër, një studio joga, një sallon bukurie, një dhomë masazhesh dhe një pishinë me ujëvarë.
Sipas krijuesve të jahtit, ai është në gjendje të arrijë 17 nyje shpejtësie.
Kostoja e tij shkon deri në 600 milion euro dhe po përflitet se pronari që e ka marrë në zotërim është Bill Gates. l.k/abcnews.al