Bill De Blazio zyrtarizon kandidaturën për zgjedhjet presidenciale 2020

schedule11:45 - 17 Maj, 2019

schedule 11:45 - 17 Maj, 2019

Kandidati i 23 në radhët e demokratëve amerikanë që do të garojë për në Shtëpinë e Bardhë është kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bill De Blazio. Gjatë fjalës së tij ai tha se e njihte Trump dhe di si ta mundë.

Kryebashkiaku i Nju Jork, Bill de Blazio, zyrtarizoi kandidaturën e tij për zgjedhjet paraprake në radhët e demokratëve në kuadër të zgjedhjeve presidenciale të 2020-ës. Në fundjavë ai do të nisë fushatën elektorale në Ajoua dhe në Karolinën e Jugut. Gjatë fjalës së tij ai premtoi se si president I vendit do të përballet me të pasurit, me korporatat e mëdha dhe nuk do të ndalojë deri sa qeveria amerikane të mos jetë në shërbim të punëtorëve

Ai theksoi se si kryabshkiak i Nju Jork e njihte Tramp dhe di si ta ndalojë: E kam bërë njëherë dhe do ta bëj përsëri.

Pikat mbi të cilat De Blazio ka vendosur të mbështesë fushatën elektorale, është rritja e pagës minimale, sigurimi shëndetësor publik dhe ruajtja e ambientit. Një tjetër temë e rëndësishme është ajo e rishpërndarjes së  pasurisë e cila përmblidhet në moton: “Ka shumë para në këtë vend, por ndodhen në duart e njerëzve të gabuar.”

Kështu kryebashkiaku i Nju Jork zyrtarizon kandidaturën e tij si president i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke çuar në 23 numrin e garuesve në zgjedhjet paraprake të partisë demokratike. Një shifër që ka thyer rekordin e mëparshëm të 16 kandidatëve demokratë në zgjedhjet e 2016-ës./ABC News Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!