Sidney Poitier, i cili kapërceu barrierat racore si fituesi i parë me ngjyrë i Oskarit për aktorin më të mirë, ndërroi jetë në moshën 94-vjeçare. Për vdekjen e aktorit të madh ka reaguar edhe ish-presidenti amerikan Bill Clinton.
“Sidney Poitier ndryshoi Hollyëoodin, Amerikën dhe botën përgjithmonë nëpërmjet shumë performancave të tij të paharrueshme, nëpërmjet forcës, mirësisë dhe dinjitetit që rrezatoi në ekran dhe jashtë tij. Do të jem gjithmonë mirënjohës që pata mundësinë të kalojë kohë me të”, shkroi Clinton.
Poitier fitoi Oscarin e tij për aktorin më të mirë që bëri histori për “Zambakët e fushës” në vitin 1963, duke luajtur rolin e një mjeshtri që ndihmon murgeshat gjermane të ndërtojnë një kishëz në shkretëtirë.