Biletat e urbanit false, të arrestuarit dalin para gjykatës për masën e sigurisë

schedule15:54 - 30 Gusht, 2019

schedule 15:54 - 30 Gusht, 2019

Në gjykatën penale të Tiranës po zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë për 8 të arrestuarit në Tiranë për evasion fiskal përmes biletave të falsifikuara të urbaneve. Për 7 prej tyre prokurori i çështjes Gentian Abazi  ka kërkuar “arrest në burg”, ndërsa për Albana Vrapin, administratore e një shoqërie të transportit urban, prokuroria ka kërkuar detyrim paraqitje.

Gjyqtari i çështjes Altin Avdiu është tërhequr për vendim dhe pritet të shpallë vendimet për masat e sigurisë.

Gjatë zhvillimit të seancës Ferdinand Ibrahimi, administrator i njërës prej shoqërive të transportit urban, deklaroi se kishte dijeni për bileta të falsifikuara. Sipas tij, biletat e gjetura në makinën e të birit Anastas Ibrahimi janë të vjetra dhe nuk ishin në përdorim.

Gjatë operacionit për arrestimin e tyre policia gjeti dhe sekuestroi 150 mijë bileta urbani false, që nuk ishin prodhuar nga shtypshkronja e letrave me vlerë. Të arrestuarit akuzohen për shmangie të detyrimeve tatimore./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!