Biletat e Turqi-Shqipëri, shitja bëhet në Tiranë

schedule09:33 - 2 Tetor, 2019

schedule 09:33 - 2 Tetor, 2019

Shqipëria luan më 11 tetor, ora 20:45, kundër Turqisë në Stamboll, ndërkohë që së fundmi Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se të gjithë ata që duan të ndjekin këtë takim nga stadiumi, mund t’i blejnë biletat në Tiranë.

Biletat për sfidën e kualifikuese të EUEO 2020 do të shiten pranë dyqanit të FSHF, në rrugën e “Elbasanit”. Ato kushtojnë 700 lekë. Shitja nis prej ditës së premte, 4 tetor. Në njoftimin e bërë thuhet mes të tjerash se një person mund të blejë deri në pesë bileta.

Shqipëria është pjesë e grupit H në kualifikueset e Euro 2020 dhe mban vendin e katërt në renditje. Kuqezinjtë numërojnë 9 pikë të grumbulluara, gjashtë më pak se Turqia e Franca që mbajnë vendin e parë dhe të dytë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!