Trajneri i Interit, Antonio Conte, foli para sfidës gjysmëfinale të Europa League ndaj Shakhtar Donetsk. “Shakhtar është një skuadër e mbushur me talente. Ata kanë një identitet të tyrin dhe kanë arritur një nivel për t’u respektuar në Europë.
Merita që i duhet dhënë Castros është që ka bindur shumë lojtarë të talentuar që të luajnë për skuadrën. I bëj komplimentet e mia sepse të kesh lojtar kaq cilësorë në fushë që janë shumë të vëmendshëm për fazën mbrojtëse tregon se kanë punuar.
Më i frikshëm Leverkusen apo Shakhtar? Fjala frikë nuk bën pjesë në fjalorin tim. Kemi respekt për Shakhtarin, që është konfirmuar në nivele të larta gjatë këtyre viteve dhe jemi përgatitur mirë.
Ata janë skuadra më e fortë me të cilën do të përballemi në Europa League, do ta bëjmë me një respekt të madh, por duke treguar se jemi në gjysmëfinale për një arsye dhe do ta shesim shtrenjtë lëkurën për të arritur në finale”, u shpreh Conte./abcnews.al