Bild sjell një lajm “bombë”. Sipas prestigjozes gjermane Jurgen Klopp nuk ka shumë shanse të qëndrojë në pankinën e Liverpoolit pas vitit 2024, kur i skadon kontrata aktuale.
Synimi i tij pas kësaj është që të largohet sadopak nga ritmet e “çmendura” të punës së përditshme në një top klub.
Sipas mediave gjermane, trajneri 54-vjeçar do të preferonte të merrte frenat e një kombëtareje dhe ka më shumë gjasa që ajo të jetë Anglia dhe jo Gjermania.
Klopp raportohet se është “i dashuruar” me Anglinë dhe ka marrëdhënie mahnitëse me futbollistët e tij, ndërkohë që është i intriguar edhe nga perspektiva për t’i çuar “Tre luanët” drejt një titulli që u mungon aq shumë.
Kujtojmë se Klopp është trajner i “The Reds” që prej tetorit 2015 dhe kishte deklaruar së fundmi se “plani im është të qëndroj deri në vitin 2024”. /abcnews.al/