Kur Carlos Salvador Bilardo (trajneri i skuadrës së Argjentinës që fitoi Kupën e Botës në vitin 1986) sheh në televizor lajme që kanë lidhje me Diego Armando Maradonën, të afërmit dhe ata që kujdesen për të mundohen të ndryshojnë menjeherë kanal.
E njëjta gjë ndodh edhe kur ish-trajneri, që vuan nga sindroma Hakim-Adams, pyet për “El Pibe”, ata që i qëndrojnë pranë ndryshojnë temën e bisedës. Kjo ndodh, sepse Bilardo nuk e di që Diego ka ndrruar jetë në nëntor të vitit të kaluar.
“Akoma nuk e di për vdekjen e Diegos, por në ditët në vijim do të mundohemi të mbledhim skuadrën e 86-ës, nga Ruggeri te Burruchaga për t’ia dhënë lajmin. Diego ishte djali që nuk pati”, ka thënë i vëllai Jorge.
Një mision i vështirë pret kombëtaren argjentinase të vitit 1986, që do të mundohet ta bëjë sa më pak traumatik këtë lajm. /abcnews.al