Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Bilanci tragjik në Tajlande, ushtari vrai 26 persona dhe plagosi 52 të tjerë

schedule10:45 - 9 Shkurt, 2020

schedule 10:45 - 9 Shkurt, 2020

26 të vrarë dhe 52 të plagosur është bilanci i të shtënave në një qendër tregtare në Tajlandë. Autori i dyshuar, një rreshter 32-vjeçar u vra disa orë më vonë në përpjekje për t’u larguar.

Kryeministri Prayut shprehu ngushëllimet për këtë ngjarje, duke thënë se duhet të jetë hera e fundit që ndodh një masakër e tillë. Ai shtoi se motivi i personit të armatosur ishte i lidhur me shitjen e një shtëpie.

Ishte vetë autori i sulmit që postoi fotografi dhe video të pengmarrjeve dhe vrasjeve në profilin e tij në Facebbok, por faqja tij u bllokua menjëherë. Para se të sulmonte në qendrën tregtare ai kishte qëlluar ndaj komandantit të tij, dhe disa ushtarëve.  Më pas ai mori një mjet ushtarak dhe u drejtua për në qendrën tregtare. Gjatë rrugës, rreshteri tajlandez nuk ka kursyer as kalimtarët dhe sapo mbërriti në vendngjarje, qëlloi këdo që i dilte para.



Në profilin e tij në Facebook në postimin e tij të fundit ai shkruante: “Jam kaq i lodhur”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!