Bilanci shokues i Romës, më shumë se 278 milion euro humbje!

schedule20:59 - 15 Maj, 2020

schedule 20:59 - 15 Maj, 2020

Bilanci i vitit 2020 për Romën deri më tani, totalisht shokues: Plot 278.5 milion euro humbje dhe klubi kryeqytetas, po shkon gjithmonë e më shumë më pranë kolapsit financiar. Një situatë që po tremb tifozët e klubit, por dhe që po shqetëson tepër presidentin amerikan, James Pallota.

Ky është një borxh i ster-mbajtur prej vitesh nga klubi verdhekuq, por në raport me qershor 2019, është rritur me 60 milion euro, kur parashikohej që të ulej. Gjithçka po shkon mbrapsht për romakët, të cilët tani janë goditur dhe nga situata e krijuar nga pandemia Koronavirus.

Nga kjo situatë shumë e vështirë e klubit të Romës, pritet të përfitojnë klube të tjera në Europë, të cilët do të synojnë të marrin yjet e skuadrës verdhekuqe. Futbollistët që mund të arkëtojnë më shumë të ardhura, janë padiskutim Dzeko, Under dhe Zaniolo./abcnews.al