Koronavirusi prej muajsh ka marrë jetën e mijëra personave në të gjithë botën. Statistikat e fundit tregojnë se deri më tani numri i personave të infektuar nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në 11 744 501 milion mes të cilëve 540 764 kanë humbur jetën.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhe numrin më të lartë të vdekshmërisë. Deri më tani në SHBA kanë humbur jetën 132,979 persona, ndërsa pas saj radhiten Brazili me 65,556, Britania e Madhe me 44,236, Italia me 34,869, Franca me 29,920 dhe Spanja me 28,388.
Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,634. Ndërkohë deri më tani në vendin tonë si pasojë e Covid 19 kanë humbur jetën 79 persona dhe janë konfirmuar të infektuar me koronavirus 2 964 persona./abcnews.al