Spanja është një prej vendeve më të lakmuar të emigrantëve të cilët zgjedhin mënyra ilegale për tu futur në këtë shtet. Sipas një raporti të publikuar nga një organizatë spanjolle për të drejtat e emigracionit, ky vit ishte me bilanc negativ përsa i përket emigrantëve ilegalë.
Më shumë se 10,000 emigrantë kanë humbur jetën në tentativë për të arritur Spanjën përmes detit. E kalkuluar në një mesatare rreth 30 emigrantë kanë humbur jetën çdo ditë të vitit që po lëmë pas. Organizata mblodhi shifrat nga familjet e emigrantëve dhe statistikat zyrtare të personave që janë shpëtuar. Bilanci përfshinte 1,538 fëmijë dhe 421 gra ndër viktimat. Prilli dhe maji ishin muajt më të vdekur, sipas raportit.
Ky është numri më i lartë i viktimave i regjistruar që nga viti 2007. Numri i viktimave u rrit me 58 përqind krahasuar me vitin e kaluar, shtoi raporti. Caminando Fronteras tha se shumica e 10,457 viktimave të regjistruara deri më 15 dhjetor ndodhën gjatë këtij kalimi, rruga e quajtur Atlantike që konsiderohet një nga rrugët më të rrezikshme në botë.
Organizata fajësoi përdorimin e anijeve të dobëta dhe rrugët gjithnjë e më të rrezikshme, si dhe kapacitetin e pamjaftueshëm të shërbimeve detarë të shpëtimit për rritjen e numrit të viktimave. Viktimat ishin nga 28 shtete, kryesisht nga Afrika, por edhe nga Iraku dhe Pakistani.
Shumë emigrantë, përfshirë gra, përjetojnë gjithashtu “dhunë, diskriminim, racizëm, deportime dhe dhunë seksuale, duke u detyruar të mbijetojnë në kushte ekstreme” para se të nisen, thuhet në raport.
Përveç Italisë dhe Greqisë, Spanja është një nga tre portat kryesore evropiane për arritjen e emigrantëve.