Të paktën 127 njerëz kanë humbur jetën dhe 54 janë ende të zhdukur pasi tajfuni Yagi goditi veriun e Vietnamit sipas të dhënave të fundit nga agjencia e fatkeqësive.
Sipas të njëjtit burim, 764 kanë mbetur të plagosur. Shumica prej tyre vdiqën nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet.
Yagi ishte tajfuni më i fortë që goditi Azinë këtë vit, sipas meteorologëve.
Tajfuni la miliona pa energji, përmbyti autostrada, ndërpreu rrjetet e telekomunikacionit, shembi një urë, ndërsa ndaloi aktivitetin ekonomik në shumë qendra industriale.
/abcnews.al