Ministria e Shëndetësisë në Gaza thotë se numri i personave të vrarë nga sulmet izraelite në enklavë është rritur në 28,985 që nga 7 tetori.
Ndërkaq, numri i të plagosurve ka shkuar në me 68,883, shkruan Al Jazeera.
Pushtimi izraelit kreu 13 masakra kundër familjeve të Gazës, duke lënë 127 të vdekur dhe 205 të plagosur gjatë 24 orëve të fundit, tha ministria në Telegram.
Forcat izraelite parandalojnë ekuipazhet e ambulancës dhe të mbrojtjes civile që të arrijnë disa nga të plagosurit dhe njerëzit nën rrënoja, sipas deklaratës./abcnews.al