Bilanc tragjik, 226 të vdekur dhe 77 të zhdukur nga tajfuni Yagi në Mianmar

schedule09:33 - 17 Shtator, 2024

schedule 09:33 - 17 Shtator, 2024

Numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga tajfuni Yagi në Mianmar është dyfishuar, duke shkuar në 226 të vdekur, ndërsa 77 persona të tjerë rezulojnë ende të zhdukur, njoftoi të hënën televizioni shtetëror i vendit të Azisë Juglindore.

Sipas televizionit shtetëror, përmbytjet shkatërruan 2,600,000 hektarë ara me oriz dhe kultura të tjera bujqësore. Tajfuni Yagi shkaktoi reshje të dendura shiu, duke çuar në një numër të konsiderueshëm fatkeqësish në pjesë të Azisë Juglindore.

Të paktën 320,000 njerëz janë zhvendosur, tha zëdhënësi i qeverisë Zhao Min Tun.

Moti i pafavorshëm nga tajfuni Yagi, stuhia më e fortë që ka goditur Azinë këtë vit, ka vrarë qindra njerëz në Vietnam dhe Tajlandë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!