Maqedonia e Veriut vijon të shënojë bilanc negativ përsa i përket rasteve të reja me Covid në 24 orë.
Sipas ministrisë së Shëndetësisë gjatë orëve të fundit nga 2.267 testime për koronavirus, 386 raste kanë rezultuar pozitiv dhe gjatë persona kanë humbur jetën.
Rastet e reja me Covid janë konfirmuar në Shkup-178, Kumanovë-18, Dibër-1, Shtip-8, Prilep-20, Tetovë-13, Strugë-9, Veles-5, Manastir-13, Ohër-7, Kavadar-3, Gostivar-4, Gjevgjeli-18, Strumicë-44, Kriva Pallankë-7, Radovish-4, Koçan-10, Probishtip-1, Makedonski Brod-1, Berovë-7, Vallandovë-3, Vinicë-2, Dellçevë-1, Shën Nikollë-3, Kërçovë-4, Negotinë-2.
Ndërkohë viktimat e 24 orëve të fundit janë dy pacientë nga Shkupi (67 dhe 67), një paciente nga Tetova (72), një nga Manastiri (44), një nga Struga (62) dhe një nga Shën Nikolla (81).
Numri i të infektuarve me Covid nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 20 163 nga të cilët 16 009 persona janë shëruar dhe 781 persona kanë humbur jetën.e.su./abcnews.al