Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bilanc negativ, Manchester United detyrohet të shesë lojtarë

schedule18:52 - 8 Shtator, 2021

schedule 18:52 - 8 Shtator, 2021

Manchester United ka qenë një nga skuadrat më aktive gjatë mërkatos verore që lam pas, por në krahun tjetër llogaritë nuk funksionojnë dhe klubi është i detyruar të ndahet me disa lojtarë në merkaton e ardhshme  nëse nuk dëshiron të ketë probleme serioze me Fair-Play financiar.

Duke iu referuar shifrave, Manchester United është skuadra me bilancin më të keq në Premier League që nga viti 2017, duke marrë parasysh hyrjet dhe daljet. Edhe pse situata është delikate, ata nuk hezituan të nënshkruajnë me Varane dhe Sancho për 40 dhe 85 milion euro, e më pas e mbylli me Ronaldon i cili kishte një kosto përfundimtare prej 15 milion eurosh.

Bilanci negativ shkon në 194 milion, kështu bordi i drejtuesve kanë folur me sekretariatin teknik dhe Solskjaer se do duhet të lëshojnë disa lojtarë në janar.



Kjo do të favorizonte largimin e Pogba në mes të  sezonit dhe do të përjashtonte rinovimin e tij, kështu që me kontratën që i përfundon në qershor, ai do të largohej nga Old Trafford për një cmim të lirë.

Përveç francezit, Lingard, Rashford dhe Greenwood do të dalin në treg. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!